Bajraktaraj siguron medaljen e artë në Spanjë

Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një nga sukseset më të mëdha në sportin e bodybuildingut në Kosovë. Ai ka dalë fitues në turneun prestigjioz “Arnold Classic Europe” duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 80 kilogramë.

Në organizimin e madh të zhvilluar në Spanjë, Bajraktaraj arriti një tjetër triumf të madh në karrierën e tij të lavdishme në sportin e bodybuildingut.

Në një konkurrencë mjaft të fortë, Bajraktaraj u shpërblye me medaljen e artë, që vjen si sukses i radhës pas triumfit të fundit në “Tiger Classic – Diamond Cup” në Rumani.

LEXO EDHE:

Back to top button