Ballkani përforcon mbrojtjen

Ballkani përforcon mbrojtjen

Klubi i futbollit Ballkani ka njoftuar se qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi është zyrtarisht pjesë e skuadrës së tyre. 30-vjeçari ka firmosur kontratën me skuadrën kampione të Kosovës deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i kësaj skuadre. Në të shkuarën, Bekteshi ka luajtur me ekipe si Iskra Borcice , Gjilani, Prishtina si dhe së fundmi ishte pjesë e Mjondalen. Ballkani është kualifikuar për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe në grupin G është shortuar me Slavia Pragën, CFR Cluj dhe Sivasporin.

LEXO EDHE:

Back to top button