Banka “Komerciale” sponsor zyrtar i FFM-së

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Banka “Komerciale” firmosën kontratën 3 vjeçare të bashkëpunimit dhe sponsorizimit, me çka Shtëpia e Futbollit ka sponsorin e tretë zyrtar, pas “Video Lotarisë” dhe “Birarisë Shkup”.

 

“Me këtë bashkëpunim të cilën sot e zyrtarizojmë, Banka Komerciale do të mbështet përafqësuesen e Maqedonisë në futboll. Jemi krenar që do ët kemi një partner, i cili vazhdimisht I konfirmon dhe përkrah vlerat e vërteta. Banka më e mirë do ët jetë së bashku me përfqësuesen më të mirë të futbollit. Jemi të lumtur  që përmes këtij bashkëpunimi me Bankën Komerciale do të kemi mundësi që të vazhdojmë tregimin e bukur që lidhet me përfaqësuesen e Maqedonisë në Kampioatin Evropian,” tha mes tjerash Muamed Sejdini, president i FFM-së

 

Banka “Komerciale” në 7 dekadat e ekzistimit, vazhdimisht ndihmon artin, kulturën, sportin, si dhe përmirësim e kualitetit të jetesës të të gjithë qytetarëve. Andaj mbetet përgjegjësia shoqërore si imperativ i punës së Bankës “Komerciale”.

 

“Me këtë akt të përfshirjes së Bankës Komerciale në përkrahjen financiare, shpresojmë se do të nxisim një process që edhe të tjerët kompanitë shoqërore në republikën e Maqedonisë do të përcjellin këtë process.  Ne vendosëm që të firmosim kontratë 3 vjeçare për të sponzorizuar repezentuesit tanë, me çka besojmë se do të krijojmë më shumë hapësirë në sukseset e tyre të mëtutjeshme.  Dua që deri tea ta fëmijë të dërgojë një mesazh të sinqertë se këto nuk janë deklarata prentencioze, nga askush , nga gazetarët, njërëzit ose sponsorët që të jenë krenar në sukseset dhe me këtë na bëjnë krena, pasi që sipas të gjitha kriteriumet të suksesit do të memorohet në historikun e Maqedonisë,” tha mes tjerash Ilija Iloski, drejtor operativ i Bankës Komerciale.

 

Me këtë rast, futbollistët Stefan Ristovski dhe Visar Musliu, dërguan mesazhin e tyre të faleminderimit të të gjithë sponsorëve në aktivitetin e përfaqësuesës së Maqedonisë në futboll, tani në prag të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, që nis më 11 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button