Barca pritet të nis ofertë serioze drejt Atletik Bilbaos

Barcelona mund të bëjë edhe një tjetër lëvizje për repartin e mbrojtjes. Skuadra katalane ka qenë padyshim nga më aktivet në merkaton e verës, duke bërë lëvizje të mëdha (Robert Levandovski, Rafinja, Kounde, Kristensen e Kesi).

Megjithatë, përkundër se ka transferuar dy qendërmbrojtës, Çavi Hernandez ka edhe emrin e tretë të gatshëm në listën e dëshirave. Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Barca do të nis një ofertë goxha serioze brenda pak orëve, drejt zyrave të Atletik Bilbao.

Inigo Martinez është lojtari që pëlqehet nga Çavi Hernandez dhe besohet se mund të luaj rol kyç në taktikat dhe rotacionet e planifikuara nga spanjolle. Nëse bëhet edhe transferimi i Inigo Martinez, gjasat janë të mëdha që Çavi Hernandez të luajë me një 3-4-3, siç bënte te Al-Sadd.

LEXO EDHE:

Back to top button