Barcelona afër falimentimit, e konfirmon administratori

Skuadra e Barcelonës është shumë pranë kolapsit financiar dhe një falimentim të mundshëm që do të shkatërronte për shumë vite klubin katalanas. Këtë e pranon vetë administratori i caktuar për të drejtuar klubin pas largimit të Josep Maria Bartomeut, Karles Tuskets.

Situata ekonomike është shumë e keqe. Është shqetësuese, por kemi shpresë që ta zgjidhim. Lojtarët nuk do të marirn dot pagesën e janarit. Klubi paguan dy paga, në janar dhe në korrik. Në janar nuk do të marrin rrogën. Është shtyrë ashtu si janë shtyrë pagesa të tjera si bonuset për tituj të fituar. Nejmar? Nëse vjen gratis, vetëm atëherë mund të afrohet, ose nëse presidenti i ardhshëm do të bëjë një mrekulli, ose nëse shitet gjithçka dhe të gjitha paratë shkojnë për të mbyllur këtë operacion. Verën e kaluar, unë do të kisha shitur Mesin. Kjo do të kishte qenë gjëja më e dëshirueshme nga kjo pikëpamje. Për të ardhurat që fiton dhe ato që kursen”, tha mes tjerash Tuksets.

Deklaratat e tij që janë kthyer në temë kryesore diskutimesh në Spanjë, ku falimentimi i klubit duket gjithnjë e më afër.

LEXO EDHE:

Back to top button