Barcelona dhe PSZH, me një këmbë në “Final Four” në Këlln

Barcelona është me një këmbë në “Final Four” në Këln pas avantazhit me 7 gola të shënuar në Danimarkë ndaj skuadrës “GOG” dhe fitores 37-30 në sfidën e parë të çerekfinales në Ligën e Kamponëve. Andaj ndeshja e kthimit në Katalonjë, pas 7 ditesh shihet vetëm një formalitet.

Pas fitores si mysafirë ndaj Kiell-it me rezultat 31-27,  skuadra e PSZH është afër “Final Fourit” në Këln dhe ndeshja e kthimit në shtëpi duhet të jetë formalitet për ta.

Mjaft nxitje do të ketë në dy çerekfinalet e tjera që përfunduan pa fitues. Visla Plok dhe Magdeburg barazuan 22-22 dhe Veszpremi e Kiellce u ndalën në barazimin 29-29.

LEXO EDHE:

Back to top button