Barcelona, e vetmja me 10 paraqitje në “Final Four”

Në fundjavë do të zhvillohet “Final Four” në Ligën e Kampionëve në hendboll, ku Barcelona do të mbrojë titulin e kampionit në konkurencë me skuadrën e Kilit, Vespremit dhe Kielces.

Skuadra katalonase u bë ekipi i parë me 10 pjesëmarrje në turneun final në Keln.  Pas tyre janë gjermanët e Kilit me 8 paraqitje, ndërsa Vespremi ka një pjesëmarrje më pak.

Në krye të listës së golashënuesve më të mirë ende janë Мikel Hаnsen dhe Кiril Lazarov, me nga 68 realizime. Mirëpo të dy hendbollistët, në këtë sezon, nuk do të jenë pjesë e spektaklit në „Ланксес Арена“ i cili do të jep kampionin e ri evropian.

Ndërkohë portieri Arpad Shterbik, mbetet i vetmi që me katër skuadra të ndryshme ishte pjesë e turneut final. Lazarovi mban pozitën e dytë me 3 ekipe, duke veshur fanellën e skuadrave të Siudad Realit, Barcelonës dhe Nantit.

LEXO EDHE:

Back to top button