Barcelona i dërgon Bilbaos ofertë zyrtare për Inigo Martinezin

Drejtori sportiv i Barcelonës, Matieu Alemani, ka dërguar një ofertë prej 15 milionë euro për 31-vjeçarin Inigo Martinez nga Atletik Bilbao. Bëhet fjalë për një qendërmbrojtës, kontrata e të cilit me baskët skadon në qershorin e ardhshëm, andaj Barcelona vendosi të provojë fatin, megjithëse Atletik nuk shpejton në këto raste.

Ajo që është më interesante për këtë propozim është fakti se Çavi është i interesuar për një tjetër qendërmbrojtës, kur tashmë ka pesë: Pike, Garcia, Arauho dhe të sapoardhurit Kristensen dhe Kunde. Ajo që mund të konkludohet është se me gjasë do të insistojë të luajë me tre qendërmbrojtës dhe do të përdorë Alba-n dhe Destin si “mbrojtës të krahut”.

Deri më tani Barça ka sjellë Kristensenin, Kesin, Rafinjan, Levandovskin dhe Kunden.

LEXO EDHE:

Back to top button