Barcelona ka gati dy përforcime, nëse largohet Frenki De Jong

Mediat në Spanjë, raportojnë se Frenki De Jong, do të largohet nga Barcelona dhe se holandezi mund të kalojë në Premier Ligë ose te Bajern Munihu, por deri më tani nuk ka diçka konkrete. Gjithsesi, Barca duket se ka gati planin në rast se lojtari largohet.

Havi Miguel insiston se katalanët kanë identifikuar dy emra të cilët do t’i transferojnë për të mbuluar hapësirat e Frenkie de Jongut. Bëhet fjalë për Karlos Soler të Valencias dhe Martin Zubimendi të Real Sosiedadit. Zubimendi luan në rolin e shkatërruesit, derisa Soler ka aftësi ofensive.

Çavi Hernandez dhe vet Frenkie de Jong janë shprehur se nuk duan një largim të lojtarit. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet. 

LEXO EDHE:

Back to top button