Barcelona kërkon talentin gjerman, gati janë 50 mln euro

Skuadra e Barcelonës po mendon të sjellë në “Camp Nou” mesfushorin 19-vjeçar gjerman Florian Virtz. Ai luan në Bundesliga me skuadrën e Bajer Leverkusen, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2027.

Gjithsesi, mesfushori ka një klauzolë për t’u larguar në vitin 2024, ndaj drejtuesit e ekipit katalanas kanë takuar babain e Virtz-it, që është edhe menaxheri i tij. Objektivi i Barcelonës është që të marrin mesfushorin vitin tjetër. Lojtari ka një kosto që kalon 50 milionë euro, andaj nuk do të jetë shumë e lehtë për Barcelonën për të përmbushur kërkesat, si të Leverkusen ashtu dhe të lojtarit.

Gjithsesi, për katalanasit, Florian Virtz konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për mesfushën. Lojtari është grumbulluar e ka luajtur edhe me kombëtaren e Gjermanisë, fanellën e së cilës e ka veshur në katër ndeshje

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button