Barcelona konfirmon mungesën e Zherard Pike-s

Pike ka një ndrydhje të ligamentit në gjurin e tij të djathtë dhe nuk është specifikuar dita kur do të rikthehet ai. Mbrojtësi qendror i Barcelonës nuk është i disponueshëm dhe varësisht nga rikuperimi do të përcaktohet edhe rikthimi i tij.

 

“Vlerësimi mjekësor dhe testet e kryera këtë mëngjes kanë treguar se lojtari i ekipit të parë Zherard Pike ka një ndrydhje në ligamentin e brendshëm anësor të gjurit të tij të djathtë. Prandaj ai është i padisponueshëm dhe evolucioni i dëmtimit do të përcaktojë kur ai të kthehet”, është shkruar në uebsajtin zyrtar të Barcelonës.

Kapiteni i dytë i Barcelonës ishte titullar dhe luajti 120 minuta në fitoren e shkëlqyer kundër Seviljës, si dhe ishte një nga protagonistët më të mirë të natës, duke shënuar golin që dërgoi ndeshjen në vazhdime. Sa i përket këtij sezoni, Pike ka luajtur gjithsej 15 ndeshje në të cilat ka shënuar edhe dy gola.

LEXO EDHE:

Back to top button