Barcelona me dy rekorde negative pas disfatës nga PSZH

Barcelona u mposht pa shumë rezistencë nga PSZH, me rezultatin 1-4, ndërsa tashmë kualifikimi duket një mision i pamundur për të besuarit e trajnerit Ronald Kuman. Katalanasit pas disfatës me francezët, kanë vendosur edhe një rekord negativ. Për herë të parë në Ligën e Kampionëve, Barcelona ka humbur dy ndeshje radhazi “Camp Nou”.

 

Para PSZH, ishte Juventusi që fitoi në tempullin blaugran me rezultatin 0-3, teksa në atë takim bardhezinjtë i rrëmbyen edhe vendin e parë në grup Barcelonës. Sakaq, edhe Mbape me tregolëshin e tij fitoi një lavdi personale pasi u bë lojtari i parë që shënon një tripletë në “Kamp Nou” në fazën me eliminim direkt.

LEXO EDHE:

Back to top button