Barcelona me përmbysje arrin në finale të “Copa del Rey”

Barcelona ka arritur që të fitojë me rezultat të përgjithshëm 3-2 në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Seviljas. Ousmane Dembele ishte golashënuesi i parë në ndeshje në minutën e 13-të, ndërsa në kohën shtesë të takimit në “Kamp Nou”, Zherard Pike me asistimi e Grizmanit, shënoi golin që solli vazhdimet. Ndërkohë në vazhdime, Martin Brajtuajt pasi ishte aktivizuar nga stoli reserve, shënoi gol në minutën e 95-të për t’i dhënë epilogun përfundimtar ndeshjes.

 

 

Theksojmë se Okampos pati rastin më të mirë në ndeshje për mysafirët, por dështoi ta konkretizoi penalltinë pasi Ter Stegen bëri një pritje spektakolare. Me këtë fitore, Barcelona tani është finalisti i parë i “Copa del Rey”, ndërsa të enjtën  zhvillohet gjysëmfinalja tjetër mes Levantes së Enis Bardhit dhe Athletik Bilbaos. Finalja e Kupës së Mbretit pritet të zhvillohet më 17 prill.

LEXO EDHE:

Back to top button