Barcelona mund të shpallet kampione, hera e parë pa Messin

Sonte Barcelona ka mundësinë të fitojë titullin kampion spanjoll, për herë të parë pas katër vitesh. Barcelona do të luajë derbin e qytetit jashtë shtëpisë kundër Espanjolit dhe me një fitore do të dilte kampione për herë të parë që nga viti 2019. Gjiganti katalanas e ka fituar 26 herë kampionatin spanjoll deri më tani dhe sonte në ndeshjen që fillon nga ora 21:00 do të ketë mundësinë të ngrejë sërish trofeun.

Në rast triumfi, Barcelona do të arrinte në 85 pikë, që do të ishte një avantazh i paarritshëm nga Real Madridi dhe Atletico Madridi, kur kanë mbetur edhe katër xhiro. Është interesante se ky do të ishte titulli i parë i Barcelonës në këtë shekull që do ta fitonte pa Lionel Mesin në formacion.

Argjentinasi debutimin e tij për Barçën e bëri në sezonin 2004/05 kur katalanasit fituan titullin e parë në këtë shekull, dhe më pas ai i udhëhoqi ata drejt titujve në 2005/06, 2008/09, 2009/10, 2010/11, 2012/13, 2014/15, 2015/16, 2017/18 dhe 2018/19, kur titulli mbërriti për herë të fundit në “Camp Nou”.

LEXO EDHE:

Back to top button