Barcelona mund Viktoria Pllzenin, Levandovski shënon 3 herë

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Plzen me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i parë me Jules Kounde që asistoi për Fanck Kessie që shënoi për 1-0. Në minutën e 34-të erdhi edhe goli i dytë për Barcelonën, me Robert Leëandoëskin që gjeti rrjetën pas asistimit të Sergi Robertos për 2-0.

Mysafirët u kthyen në lojë në minutën e 44-të, kur Vaclav Jemelka  gjeti Jan Sykora që shënoi për 2-1. Por pak pa u mbyllur pjesa e parë, Ousmane Dembele gjeti Leëandoëskin që shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3-1.

Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për çekët, që rrezikuan disa herë, por golin e gjetën Barcelona. Robert Leëandoëski kompletoi het-trikun në minutën e 67-të, kur shënoi për 4-1, kësaj radhe pas asistimit të Ferran Torres. Në minutën e 71-të ishte radha e Ferran Torres që shënoi për 5-1 pas asistimit të Dembeles. Deri në fund edhe pse skuadrat tentuan nuk kishte më gola.

LEXO EDHE:

Back to top button