Barcelona kthehet në “Camp Nou” me turneun për trofeun “Joan Gamper”

Pas dy viteve punimesh për rikonstruimin e stadiumit “Spotify Camp Nou”, Barcelona ende nuk ka rikthyer skuadrën në shtëpinë e saj ikonike. Megjithatë, rikthimi është afër dhe mund të ndodhë më herët se ishte parashikuar fillimisht.

Klubi kishte shpresuar të rikthehej në fund të vitit 2024, por vonesat i bënë të pamundur realizimin e këtij plani. Afatet për rikthimin në shkurt dhe maj gjithashtu dështuan, dhe skuadra zhvilloi sezonin 2024-25 në stadiumin olimpik.

Plani aktual është rikthimi në “Camp Nou” në muajin shtator, megjithatë, Barcelona synon ta bëjë këtë më herët, në gusht, me organizimin e trofeut “Joan Gamper”, ndeshjes tradicionale hapëse të sezonit.

Ky plan do të realizohet me kushtin që të plotësohen disa kërkesa administrative dhe sigurie, përfshirë lejet e nevojshme nga Bashkia e Barcelonës. Nëse lejet miratohen brenda korrikut, Barcelona do të kthehet në stadiumin e rinovuar më 10 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button