Barcelona nisi me “pastrimin”, dy futbollist gati me valixhe
Alsat
16.08.2020 00:26
Barcelona mbylli sezonin në mënyrë katastrofale, me një disfatë të rëndë nga Bajern Munihu në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me 2-8, dhe kjo ka shkaktuar një kaos të madh te skuadra katalonase, e cila ka filluar me ndryshimet e mëdha.
Sipas të përditshmes “AS”, dy futbollist kanë gati valixhet dhe nuk do t’i shohim më në fanellën e Barcelonës. Sipas të përditshmes spanjolle bëhet fjalë për Ivan Rakitiçin dhe Martin Brajtuajtin.
Kroati Rakitiq kaloi 6 sezone te Barcelonë , duke zhvilluar 310 ndeshje dhe duke arkëtuar të gjithë trofetë e mundshëm, ndërsa nga ana tjetër , Brajtvajt erdhi sezonin e kaluar dhe nuk kaloi aq mirë në “Kamp Nou”.