Barcelona, nuk e shet reprezentuesin amerikan

Reprezentuesi i SHBA-vë, Serzhinjo Dest, do të vazhdojë të vesh fanellën e Barcelonës. Futbollisti 20 vjeçar erdhi në “Kamp Nou” gjatë sezonit të kaluar nga Ajaksi, ndërsa për skuadrën katalonase ka zhvilluar 30 ndehsje, duke shënuar 2 gola dhe një assist.

Vlera aktuale është 30 mln euro dhe ishte në radarin e disa skuadrave të njohura evropiane. Kohëve të fundit spekullohej se do të kalonë në radhët e Borusia Dortmundit, por tani planet janë ndryshuar në tërësi dhe Dest dëshiron që të mbetet te Barcelona. Dest mund të zgjedh mes kombëtarëve të Holandës dhe SHBA-s, mirëpo në fund vendosi që të vesh fanellën e SHBA-së, ku ka shënuar një gol në 11 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button