Barcelona synon që ta mbyll vitin me fitore ndaj Espanjollit

Sot do të zhvillohet derbi i Barcelonës, ku në stadiumin “Camp Nou” do të përballen Barcelona dhe Espanjolli. Të dy skuadrat nga Katalonia, do ta kenë synimin e vetëm që ta mbyllin vitin 2022, prandaj pritet që të zhvillohet një ndeshje tejet interesante.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll, Barça e mposhti Osasunan me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Espanjolli pësoi humbje nga Viljareali me shifrat 1:0. Aktualisht, Barcelona zë vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, një larg Real Madridit në vendin e parë që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Në anën tjetër, Espanyoli renditet në vendin e 17 me 12 pikë të arkëtuara.

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Barcelona ka një skuadër të kompletuar dhe pa lëndime, kurse te Espanjolli mungojnë Gomez, Gori, Pedrosa dhe shqiptari, Keidi Bare.

LEXO EDHE:

Back to top button