Barcelona synon sulmuesin e Francës, Çavi e pëlqen shumë

Sulmuesi i kombëtares franceze, Markus Turam, po luan sezonin e fundit me M’Gladbach dhe kontrata i përfundon në verë, andaj 25-vjeçari i lindur në Parma, do të largohet me parametra zero.

Shumë klube të njohura europiane kanë shprehur interesimin e tyre për Turamin. Pas Çellsit e kërkon edhe Barcelona. Trajneri Çavi pëlqen shumë karakateristikat e tij, sidomos faktin që mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.

“Mundo Deportivo” shkruan se drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur bisedimet me agjentin e sulmuesit dhe së shpejti do t’i paraqesin një ofertë zyrtare për të siguruar një paraakord dhe afrimin e tij falas në fund të sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button