Barcelona “zëvendëson” Busketsin me “liderin” e Bajernin?!

Xhoshua Kimih mund të lërë këtë merkato vere “bavarezët” e Bajern Munihut, për “katalanasit” e Barcelonws. Të paktën kështu raportohet nga mediat gjermane dhe ato spanjolle.

Largimi i Serhi Buskets nga Barça i ka lënë këta të fundit me një “boshllëk” të madh në aspektin defensiv të mesfushës, me bordin e “blaugranave”, që kanë 2 opsione në “tavolinë”, fillimisht talentin e Real Sosiedadit, Martin Zubimendi, si dhe 28-vjeçarin e Bajern Munihut, Xhoshua Kimih. Sipas raportimeve, mesfushori gjerman po e mendon seriozisht një largim nga “bavarezët”, me lojtarët që janë ende të “shokuar” nga shkarkimi i teknikut Julian Nagelsmann, muajin e kaluar dhe zëvendësimi i tij me gjermanin, Tomas Tushel.

Ndërkaq, kujtojmë se 28-vjeçari gjerman luan prej 8 vitesh me fanellën e Bajern Munihut dhe te Barcelona ai shihet si “lideri” perfekt, i cili mund të mbushë “boshllëkun” e lënë nga “veterani”, Serhio Buskets.

LEXO EDHE:

Back to top button