Bardhi, largohet nga Trabzonspori në merkaton e janarit?

Enis Bardhi, pas ardhjes nga Levante te Trabzonspori, mund të largohet në merkaton e janarit të vitit 2023. Bardhi zhvilloi 19 ndeshje për kampionin aktual të Turqisë, duke shënuar katër gola, por sipas gazetarëve turk, skuadra e Trabzonit është gati të shesë Bardhin nëse arrin një ofertë interesante.

“Bardhi nuk është ndër lojtarët që konsiderohen të paprekshëm. Nëse vjen një ofertë në janar, Trabzoni do ta shqyrtojë me kujdes dhe nëse është mjaft e mirë, Enis Bardhi do të mund të largohet nga klubi”, shkruan gazetari i “Sabat-it, Junus Emre Sel.

Bardhi ishte i lidhur me disa klube spanjolle gjatë kësaj vere, kështu që mbetet të shihet nëse ai do të rikthehet në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button