Bartomeu: Barcelona do të jetë pjesë e Superligës së Evropës

Klubet më të mira evropiane do të bëhen bashkë për krijimin e një lige të përbashkët, nga e cila do të pësonte Liga e Kampionëve. Dhe duket se kjo ide dita ditës po merr konfirmim pozitiv edhe nga personat e njohura të futbollit dhe klubet e mëdha.  Presidenti i dorëhequr nga Barcelona, Hosep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se Barcelona ka pranuar ofertën për të luajtur në Superligën e Evropës.

Barcelona ka pranuar ofertën për të luajtur në Superligën e Evropës. Kjo do të garantonte qëndrueshmërinë financiare të klubit që shkon përpara. Ne gjithashtu kemi pranuar të luajmë në Kupën e Botës për Klube”, ka deklaruar Bartomeu.

Bartomeu gjatë mbrëmjes së të martës ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button