Bashkëshorti i Jankullovskës: Personat e dënuar trajtohen si qytetar të rendit të tretë
Bashkëshorti i Jankullovskës: Personat e dënuar trajtohen si qytetar të rendit të tretë

Ish ministres për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe të burgosurve tjerë nga gjinia femërore u është e pamundur që të shfrytëzojnë të njëjtat mundësi ligjore që i shfrytëzojnë të burgosurit meshkuj. Këtë kohë më parë e theksuan nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, ndërkohë që në po këtë temë në emisionin “360 Gradë” në Alsat, flet bashkëshorti i Jankullovskës, Vllatko Ilievski.
“Personat e dënuar trajtohen si persona të rendit të tretë. I shumëzojnë me zero. Askush nuk kujdeset për të drejtat e tyre të garantuara me ligj. Duke pas parasysh se bëhet fjalë për pjesën ku janë të vendosura femrat e dënuara, ku në të kaluarën nuk ka pasur emra të njohur që do të kishin mundur të artikulojnë këtë problem, ishin lënë në mëshirë të fatit. Këtu punën nuk e ka kryer as Avokati i Popullit, as Komiteti i Helsinkut e as organet tjera”, tha Ilievski. /Alsat.mk