Bashkëshortja e Kobe Bryant publikon kujtimet më të bukura me basketbollistin e ndjerë

Për pak ditë bëhet plot 1 vit nga aksidenti tragjik me aeroplan, i cili i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe 7 personave të tjerë. Ndërkohë sot vajza më e madhe e të ndjerit, Natalia, feston 18-vjetorin e lindjes. Për t’i uruar asaj këtë ditë të veçantë nëna e Natalias, Vanessa, ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ato kanë me Kobe.

Në njërën prej fotove, Vanessa shfaqej e ulur në një fushë basketbolli përkrah Kobe dhe vajzës së tyre, që asokohe ka qenë një vogëlushe.

“Të duam shumë! Gëzuar ditëlindjen Natalia, vajza jonë e parë”, ka shkruar Vanessa.

Më pas ajo ka postuar një tjetër foto prekëse, ku duket Kobe Bryant duke mbajtur në krahë të bijën.

“Princesha e vogël e babit”, shkruan Vanessa përkrah postimit të dytë.

Kujtojmë se së fundmi gruaja e ve e basketbollistit të ndjerë ka pasur një problem me nënën e saj, Sofia Lane. Kjo e fundit e ka akuzuar Vanessa-n se ajo e ka lënë pas dore pas vdekjes së Kobe dhe i ka kërkuar një shumë si dëmshpërblim. Sofia ka hapur një proces gjyqësor me pretendimin se vajza e saj nuk po e ndihmon më pas ndarjes nga jeta të basketbollistit, pavarësisht se ai kishte premtuar se do i gjendej pranë gjithmonë.

Vanessa reagoi menjëherë në rrjete sociale pas daljes së këtyre lajmeve dhe u shprehur se nëna e saj po përpiqet t’i zhvatë një shumë parash. Përmes një shkrimi në Instagram, Vanessa Bryant tregoi se nëna e saj kërkon më kot shuma financiare nga familja e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button