Bashkimi Evropian po nxjerr një sistem të vetin interneti satelitor

Bashkimi Evropian po nxjerr një sistem të vetin interneti satelitor

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për krijimin e sistemit të vet të internetit satelitor me vlerë gjashtë miliardë euro, raporton Reuters.

Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian arritën të enjten një marrëveshje për iniciativën që Komisioni Evropian shpalli në shkurt.

Sipas agjencisë britanike të lajmeve, masa e BE-së vjen mes shqetësimeve në rritje për përparimet ushtarake ruse dhe kineze në hapësirë dhe lëshimet e mëdha të satelitëve, raporton euronews.al, përcjell Telegrafi.

Një sistem i vet i internetit satelitor mund të ndihmojë bllokun evropian të përshpejtojë futjen e internetit me brez të gjerë në Evropë, i cili do të mbulonte edhe Afrikën, kështu që BE-ja mund t’u ofrojë vendeve afrikane një alternativë ndaj operatorëve kinezë.

Zhvillimi dhe vendosja e satelitëve mund të fillojë vitin e ardhshëm, dhe sistemi i propozuar i internetit satelitor mund të përfshijë ndërtimin dhe lëshimin e deri në 170 satelitëve në orbitë të ulët midis viteve 2025 dhe 2027.

LEXO EDHE:

Back to top button