Basketboll, protokolle të reja në Champions

Në prag të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve në basketball, drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit, “FIBA”, për këtë garë kanë lansuar protokollin e ri, në të cilën pjesëmarrësit duhet t’I përmbahen, së paku deri sa është pandemia e koronavirusit.

Ajo që më shumë i intereson kubet, është fakti se më nuk do të ketë rezultat zyrtar (20-0), në rast se një ekip paraqet një numër të madh të basketbollistëve të prekur me koronavirus. Dhe sfida e njëjtë, tani me rregullat e reja, mund të zhvillohet në termin të ri.

Me protokollet e reja janë caktuar edhe datat e reja të transferimeve ose regjsitrimeve të basketbollistëve, nga 16 e deri më 23 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button