Basketbollistët kundër nisjes së sezonit në dhjetor

Drejtuesit e NBA -s, kanë marë përgjigje negative në propozimin që sezoni i ri të niset në muajin dhjetor. Sipas planit të parë të Adam Silverit, komisarit të NBA-s, ndeshjet duhej të zhvillohen më 22 dhjetor. Mirëpo kjo do të thoshte se do të shkurtoheshin pushimet e basketbollisëve, pas përfundimit të vonshëm të sezonit të kaluar.

Por ndalgadal kalon edhe  afati që të miratohet vendimi final. Ekipet, basketbollistët dhe Liga e NBA-s, duhet të caktojnë ditën se kur do të jetë fillimi zyrtar i sezonit të ri. Afatet më të kapshme për yjet e basketbollit është 18 janari, dita kur festohet si Dita e Martin Luter Kingut.

Kujtojmë se pandemia “Covid 19” ka marë disa muaj të sezonit të kaluar, që u mbyll me serinë finale në muajin tetor. Los Anxhelos Lejkers dhe Lebron Xhejms në fund iu gëzuan titullit kampion, pasi mundën në finale, skuadrën e Majami Hitit, me 4-2.

LEXO EDHE:

Back to top button