Bastisje në Gjevgjeli, zbulohen lëndë narkotike dhe armë

Bastisje në Gjevgjeli, zbulohen lëndë narkotike dhe armë

MPB njofton se ka arrestuar një person në shtëpinë të cilit gjatë bastisjes janë gjetur lëndë narkotike dhe armë pa leje.

“Sot (31.08.2022) rreth orës 12:00 në fshatin Kovanec të Gjevgjelisë, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare jug kanë liruar nga liria Gj.I. (42) nga fshati Kovanec. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar tetë kërcell me lartësi rreth dy metra dhe një kërcell kanabis sativa i tharë, tre pushkë, gëzhoja, municione luftarake, një mini laborator i improvizuar dhe një peshore digjitale.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button