Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14:00 ka privuar nga liria 52 vjeçarin M.M. nga Shkupi.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë bastisjes në shtëpinë e personit të lartpërmendur të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e heroinës.

M.M. është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet padi adekuate. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button