Bastoni: E rëndësishme është të ruajmë ekuilibrin

Inter përgatitet për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalet e Ligws sw Kampionwve, në derbin që do të luhet në mbrëmje në “San Siro” ndaj Milanit. “Zikaltërit” do të mbrojnë avantazhin 2-0 që kanë ndaj “kuqezinjve”, në një ndeshje që pritet me shumë interes.

Alesandro Bastoni, pak orë nga sfida e madhe, duke folur për mediat nga qendra stërvitore Appiano Gentile, ishte optimist.

 

“Rruga nga qendra stërvitore në San Siro do të jetë disi interesante, por në përgjithësi njësoj si herët e tjera. Për mua do të jetë njësoj si atëherë kur u përgatitëm ndaj Benfika-s.

Është thjesht një ndeshje futbollit dhe duhet përjetuar si e tillë, me gjithë gëzimin e dashurinë që provojmë për këtë sport. E rëndësishme është të ruajmë ekuilibrin, pasi e dimë që do të jetë një tjetër betejë e fortë. Ata janë përgatitur për përmbysje, për të rikuperuar”, tha Bastoni.

 

“Gjithsesi, edhe ne jemi gati për t’i përballuar, duke qenë të përqendruar te loja jonë. E dimë se çfarë duhet të bëjmë, pasi forca e këtij ekipi është grupi. Jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi dhe e dimë se vetëm duke qenë të bashkuar do të përjetojmë emocione e kënaqësi të mëdha”, tha Bastoni.

LEXO EDHE:

Back to top button