Bayern Munich i ofron super-kontratë Granit Xhakës

Bayern Munich i ofron super-kontratë Granit Xhakës

Granit Xhaka është me “valixhet” gati teksa përgatitet për të nisur një aventurë të re pas eksperiencës në Londër me Arsenalin. Mesfushori me origjinë shqiptare është pranë rikthimit në Bundesligë tek Bayer Leverkusen. Mirëpo, skenari mund të ndryshojë pasi në orët e fundit, Bayern Munich është duke menduar ta transferojë mesfushorin në Allianz Areana.

Madje, bavarezët kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e futbollistit dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Xhakës një kontratë trevjeçare me opsion për të rinovuar edhe me një tjetër vit. Kjo kontratë reflekton më së miri edhe dëshirën e madhe të rekordmenëve gjermanë për të firmosur me 31-vjeçarin dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Xhaka, që nga ana tjetër ka gati kontratën pesëvjeçare me Leverkusen.

Gjithsesi, prestigji i Bayern nuk mund të vendoset në dyshim dhe fakti që bavarezët luftojnë për trofetë më të rëndësishëm në Gjermani e Europë, mund ta joshin mesfushorin të ndryshojë destinacion në çastet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button