BDI-ja s’komenton për Grupin Parlamentar

BDI-ja s’komenton për Grupin Parlamentar

Gazetare: Fatlume Dervishi

Asnjëri nga deputetët e BDI-së për momentin nuk e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi se e ka lëshuar ose mund ta lëshojë shumicën. Këtë e bëri të ditur ai vetë në takimin e fundit me gazetarët, shkruan Alsat.

Megjithatë në seancën e sotme, në sallë hynin dhe dilnin vetëm pesë nga gjithsej 15 deputetë sa ka kjo parti. Në mesin e atyre që mungonin, ishte edhe deputeti dhe nënkryetari i partisë Izet Mexhiti.

“Shumica parlamentare për momentin ka 64 deputetë. Është e drejtë e gjithsecilit ta shprehë statusin e tij si deputet dhe ka liri për këtë. Nuk ka njoftim. Statusi zyrtar është deputet i BDI-së”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Alsat kërkoi qëndrim nga koordinatori Arbër Ademi, nëse grupi parlamentar është kompakt, megjithatë nuk morëm përgjigje.

“A ka qeveria shumicë stabile ose nuk ka, unë do të hyjë në këto detaje por ajo që dua të them është se VMRO-DPMNE-ja kërkon dhe punon për zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse vetëm zgjedhjet e parakohshme mund ta shpëtojnë Maqedoninë dhe qytetarët nga humbje të tjera”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dilemat për stabilitetin e shumicës, LSDM-ja i konsideron të pabaza. Thonë se shumica është funksionale dhe e fokusuar në zgjidhjen e krizave. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button