BDI, vazhdojnë përplasjet mes dy grupeve rivale

BDI, vazhdojnë përplasjet mes dy grupeve rivale

Gazetar: Mefail Ismaili

Ahmetistët dhe Grupi i Zjarrit në BDI vazhdojnë aktivitet në terren duke shkëmbyer akuza e fyerje nga më të ndryshmet. Artan Grubi mbrëmë në Çair ka deklaruar se ka ardhur koha kur njerëzit duhet tu përshtaten sfidave. Ai ka thënë se Qeveritarët aktual të BDI-së kanë korrur shumë suksese, andaj edhe të mirave sic tha nuk duhet tu jepet shqelmi.

“Secila kohë i ka pasur njerëzit e duhur për ti prirë këtyre proceseve. Dy vjet e gjysmë asnjë vendim negativ nuk ka për shqiptarët, dy vjet e gjysmë një kritik nuk ka, një veprim margjinalizues, diskriminues, anti shqiptar nuk u miratuar. Ku po doni po i çelni dyert. Ku të trokitni i keni dyert e hapura, prej dikasterit më të vogël, deri te presidenti i shtetit. e tani gjitha këta të mira nuk bën me i mshu me shqelm e me i përzënë”, deklaroi Artan Grubi, BDI.

Grubi, Osmani dhe Bekteshi në Çair u pritën me fishekzjarre por, në rrjetet sociale u shpërndanë fotografi në të cilën shkruhet se Grubi nuk pritet nga anëtarët e BDI-së në Çair, por shoqërohet vetëm nga ministrat, funksionarët e ndryshëm në pushtet të shoqëruara nga anëtarët e tyre të sigurimit.

Ndërkohë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka vazhduat me akuzat duke i quajtur qeveritarët 2 për qindësha që nënkupton se ata gjatë mandatit të tyre nuk kanë realizuar më shumë se dy për qind të programit të BDI-së. Kësaj radhe Mexheti ka numëruar dështimet në përfaqësimin e rinisë në pozitat vendimmarrëse, hapjen e qendrave për kualifikim profesional, fondin për dijen e të rinjve, shtesat rinore prej 3 mijë denarëve, vauçerët sportiv e dështimet tjera në modernizimin e infrastrukturës sportive

“Ekzekutivi i 2%-it, harroi tërësisht premtimet që i bëmë rinisë sonë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Lexoni dhe vlerësoni sa nga këto u realizuan apo diskutuan të paktën!”, u shpreh Izet Mexhiti, BDI.

Grupi i zjarrit sonte zhvillon takim me anëtarët e partisë në Hasanbeg të Shkupit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button