BE: Në ditët në vijim do të ndërmerren hapat e parë për të filluar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

BE: Në ditët në vijim do të ndërmerren hapat e parë për të filluar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaroi se në ditët në vijim institucionet e BE-së së bashku me Beogradin dhe Prishtinën do të fillojnë procesin e operacionalizimit të hapave të parë të fazës së zbatimit të marrëveshjes së Ohrit.

Satno tha se historia e dialogut ka dëshmuar se rëndësia e marrëveshjes matet me shkallën e zbatimit të saj, jo me nënshkrimin.

Ai  përsëriti fjalët e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell se marrëveshja është rënë dakord, se ajo duhet të zbatohet dhe se “nuk ka vend për të bërë zgjedhje”.

Stano vlerësoi se Prishtina dhe Beogradi mund të kërcënojnë reputacionin e tyre ndërkombëtar nëse nuk fillojnë zbatimin e marrëveshjes nga takimi i Ohrit sa më shpejt të jetë e mundur dhe shtoi se të dyja palët duhet të zbatojnë atë që kanë premtuar “në mënyrë që të shihen si një partner i besueshëm i BE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button