Befasi, eliminohen Franca e Argjentina nga turneu i futbollit

Kombëtarja e Francës në futboll e ka përfunduar aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Franca pësoi humbje të thellë nga Japonia, në kuadër të Grupit A, pran rezultatit 0-4. Japonia arëktoi 3 pikë dhe eliminoi Francën falë golave të shënuara nga Kubo 27′, Sakai 34′, Mijoshi 70′ dhe Maeda 90+1′.

Nga Grupi A Japonia, doli e para me 9 pikë, e ndjekur nga Meksika me 6, ndërsa Franca dhe Afrika Jugore u eliminuan na garat e mëtejme.

Ndërkohë edhe Argjentina nuk arriti të kalojë garat në grupe edhe pse u ndal në barazim 1-1 ndaj Spanjës. Mirëpo shumë shtrenjtë i fitorja e 2-0 e Egjiptit ndaj Australisë, me çka kaluan në çerekfinale, falë golaverazhit më të mirë. Argjentina në raundin e parë pësoi disfatë 0-2 nga Australia dhe humbi gjasat që luftojë për medalje.

Në çerekfinales të Lojrave Olimpike “Tokio 2020” do të takohen:

Spanja-Bregu i Fildisht,

Japonia – Zelanda e Re,

Brazili – Egjipti dhe

Korea e Jugut – Meksiko.

LEXO EDHE:

Back to top button