Befasi në Seria A, Kaljari mund Romën

Kaljari përgatit befasinë më të madhe të ditës së sotme në Seria A, duke mundur Romën me 3-2.  Pas katër minutave lojë, Lykogiannis që realizoi pas asistimit të Pedros, mirëpo Roma barazoi shifrat përmes Karlos Perezit në minutën e 27, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pritej, që Roma të rikthente rezultatin, por Kaljiari kaloi sërish në epërsi përmes Marin (57′). Pas shtatë minutave, Pedro realizoi golin e tretë për Kaljarin. Ndërkohë e tëra që mund të bënte Roma në minutat në vazhdim, ishte goli i dytë dhe i fundit në ndeshje i Fazios (69′).

 

Pas kësaj humbje, Roma renditët në pozitën e shtatë me 55 pikë, derisa Kaljari ngritët në pozitën e 17-të me 31 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button