Befasi në Uimbëlldon, eliminohet numri 1 te femrat

Në turneun në fushat me bar të Londrës janë përcaktuar tenistet e para çerekfinaliste të Grand Slamit të Uimbëlldonit dhe surprizat në këtë kategori nuk kanë munguar. Nga gara është eliminuar numri 1 në botë për femra, polakja Iga Sviatek, duke e bërë të hapur sfidën për fituesen e këtij turneu (humbja e parë pas 37 fitoresh radhazi). Pretendetja kryesore është tuniziania Ons Jabeur, që mundi 2-0 (7-6, 6-4) belgen Elise Mertens, duke avancuar në çerekfinale.

Në çerekfinale shkojnë edhe disa emra surprizë, si gjermanet Tatjana Maria e Jule Niemier. E para mposhti 2-1 estonezen J.Ostapenko, ndërsa e dyta eliminoi britaniken H.Uatson (fitoi 2-0). Në çerekfinale shkon edhe çekja Marie Bouzkova, që mundi 2-0 (7-5, 6-2) francezen Caroline Garcia.

Te meshkujt, Novak Gjokoviç ka prerë një biletë për në çerekfinale, pasi qw shwnoi fitore me rezultat  3-1 (6-2, 4-6, 6-1, 6-2) ndaj holandezit T. Van Rijthove. Në çerekfinale shkon edhe italiani Janick Siner, që mundi 3-1 spanjollin Karlos Alkaraz (6-1, 6-4, 6-7, 6-3).

Dy çerekfinalistët e tjerë janë belgu David Gofin (fitoi 3-2 ndaj amerikanit F. Tiafoe) dhe britaniku Kameron Norie (fitoi 3-0 ndaj amerikanit tjetër T.Paul).

LEXO EDHE:

Back to top button