Befason Ranieri: Gasperini nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Romës

Mediat italiane e kishin bërë fakt të kryer se Xhan Piero Gasperini do të bëhej trajneri i Romës në sezonin e ardhshëm. Ai raportohej se kishte diskutuar me drejtuesit e verdhekuqve dhe se ishte pranë firmës me ta pasi të largohej nga Atalanta në fund të sezonit. Por në konferencën e fundit për mediat, Klaudio Ranieri, i cili do të kthehet në këshilltar sportiv për klubin pas këtij sezoni, i ka hedhur të gjitha poshtë.

 

“Gasperini? E prisja… Këtë javë flasim për Gasperinin dhe tjetrën për një tjetër. Ajo që më bën të lumtur është se kemi nxjerrë shumë emra dhe me ato që kam folur nuk keni bërë lajme. Afati është kur do të dëshirojë presidenti ta thotë. Unë u përgjigja, Nëse ju them “jo” nuk do më besoni dhe nëse ju them “po”, po. Çmenduni, shiheni vetë.

 

Do ta zgjedhim unë dhe Gisolfi. Do i japim presidenti një listë me emra të mundshëm dhe ai do të zgjedhë. Ndjesia e tifozëve është e rëndësishme, por e dimë që ata duan ata që bëjnë mirë për Romën. Nëse nuk do të vlerësohet në fillim, do të jenë faktet ata që do të kenë rëndësi. Por gjithsesi besoj se emri do të pëlqehet. Kush vjen këtu, e di që duhet të bëjë mirë. Roma dëshiron të arrijë sa më lart dhe ai duhet ta dijë që në dy dritaret e para të merkatos nuk mund të bëjmë shpenzime të çmendura. Kush vjen, duhet t’i dijë këto gjëra. Unë do të them atë që presim, që duhet të mbështetim dhe ndihmojmë trajnerin e ri. Nëse unë do të qëndroja, do të humbnim një vit. Unë nuk jam e ardhmja e Romës. Kush do të vijë, duhet të jetë e ardhmja e Romës”, tha trajneri i verdhekuqve.

LEXO EDHE:

Back to top button