Belen: Të mos politizohen ndryshimet kushtetuese

Belen: Të mos politizohen ndryshimet kushtetuese

Gazetar: Lluka Andreev

Presidenti austriak Aleksander van der Bellen, porositi që të mos dramatizohet çështja e ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se vitin e kaluar vendi bëri një zgjedhje të vështirë por të drejtë dhe beson se ndryshimet në Kushtetutë do të zbatohen së shpejti. Sipas tij, nuk duhet humbur momenti, sidomos kur BE-ja po bën përpjekje në procesin e zgjerimit.

“Të gjitha grupet parlamentare duhet të veprojnë për këtë çështje me mendim shumë të thellë dhe të mendojnë për rrezikun afatgjatë, duke pasur parasysh se mbrojtja e pakicave në Maqedoninë e Veriut tashmë nënkuptohet. Kështu që hapi i radhës nuk duhet të dramatizohet tani”, tha Alexander van der Bellen – President i Austrisë.

Presidenti Stevo Pendarovski, nga ana tjetër, tha se e vetmja rrugë për dy të tretat e shumicës është biseda me politikanët e opozitës. Ai iu përgjigj edhe njoftimeve të opozitës se do të rifillojnë procesin e bisedimeve për një kornizë të re negociuese.

“Ata që mendojnë se ajo kornizë negociuese nuk është e mirë dhe se nëse do të ishin në gjendje të negocionin, do të bënin një kornizë më të mirë negociuese, nuk e dinë se si funksionojnë mekanizmat brenda Bashkimit Evropian”, deklaroi Stevo Pendarovski – president.

Sipas tij, pushteti dhe opozita duhet t’i përballin drejtpërdrejt në televizion argumentet “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese. Kështu, sipas tij, qytetarët do të njoftohen se asgjë thelbësore nuk do të ndryshojë dhe rruga drejt BE-së do të vazhdojë. Pendarovski thekson se shteti nuk do të shkatërrohet me hyrjen në Kushtetutë të mbi tre mijë bullgarëve në vend. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button