Belgjika miraton traktatin për lirimin e terroristit, i nënshtrohen shantazhit të Iranit

Belgjika miraton traktatin për lirimin e terroristit, i nënshtrohen shantazhit të Iranit

Qeveria belge ka argumentuar se traktati do të siguronte lirimin e punëtorit humanitar belg Olivier Vandecasteele që është arrestuar në Iran n muajin shkurt.

Parlamenti belg ratifikoi traktatin me Iranin të mërkurën në mbrëmje që i lejon Brukselit të lirojë terroristin iranian të dënuar për tentim të sulmit terrorist të një tubimi të opozitës iraniane. Votat e deputetëve ishin 79 për dhe 41 kundër.

Një profesor i universitetit të Brukselit  Ahmadreza Djalali, me shtetësi të dyfishtë belge dhe suedeze poashtu mbahet nga regjimi fanatik iranian që nga 2016 me akuza të dyshimta të spiunazhit.

Deputeti belg Francois de Smet, lideri i opozitës belge nga partia Defi, ka shkruar në Twitter: “Belgjika dërgoi mesazhin se drejtësia shitet”.

Kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme në Senatin Amerikan, Robert Menendez, ka shkruar në Twitter në fillim të korrikut “se një traktat Belgjikë-Iran duhet që t’i respektojë obligimet ndërkombëtare dhe nuk mund t’i lejojë imunitet ndaj Assadollah Assadi apo çdo aktor tjetër përgjegjës për shkelje të të drejtave njerëzore dhe shkelje si akte të terrorizmit. Irani duhet të mbahet përgjegjës për mbështetjen e terrorizmit dhe mbajtjen e pengjeve për shantazh.”

LEXO EDHE:

Back to top button