Belgjika në Danimarkë, Lukaku do të vizitojë Eriksenin në spital, në minutën 10’ homazh për të

Gjendja e Christian Eriksen është përmirësuar shumë dhe tani pritet vetëm dalja nga spitali. Romelu Lukaku u solidarizua që në fillim me Christian Eriksen, shokun e skuadrës tek Inter.
Golat e shënuar ndaj Rusisë ishin për të. Belgjika ka mbërritur në Danimarkë, për t’u përballur me skuadrën vendase në Kopenhagen nesër.

Lukaku ka planifikuar një takim për të takuar Eriksen në spital: “Kam miratimin e trajnerit dhe do të takoj Eriksen. Do të shkoj ta takoj në spital, ndërsa në minutën e 10’ do të ndalim lojën për ta duartrokitur dhe pas ndeshjes do t’i dërgoj një mesazh”.

Futbollistët e Danimarkës kanë marrë edhe trajtim psikologjik gjatë këtyre ditëve, për të kaluar traumën e pësuar në ndeshjen ndaj Finlandës, ndërsa Lukaku pranon se te Belgjika janë gati për të përballuar sfidën e nesërme.

“Danimarka do të jetë shumë e motivuar në fushë. Edhe ne nga ana tjetër jemi shumë të motivuar, pasi është një kompeticion ku duam të lëmë gjurmë” – shtoi më tej Lukaku. Belgjika është favorite e grupit B, por edhe e Evropianit./Ballkanweb

LEXO EDHE:

Back to top button