Belgjika, zënka që eskaloi gati në përleshje!

Kombëtarja e Belgjikës duket se po ka përçarje brenda grupit. Të paktën kështu lë të kuptohet një raportim i “RTL”, që thotë se gjatë ditës së djeshme pati një zënkë në mes të Eden Hazard, Kevin De Brujne dhe Jan Vertonghen e cila ishte gati që të esakalonte në një përleshje.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, në këtë situatë ishte Romelu Lukaku ai që e ndaloi një problem edhe më të madh, duke ndërhyrë për t’i ndarë.

E gjithë kjo mendohet të ketë ndodhur pas humbjes jo lehtë të kapërdishme ndaj Marokut, kur vetë De Brujne pas ndeshjes tha se nuk janë favoritë për ta ngritur në fund trofeun.

LEXO EDHE:

Back to top button