Benzema: Barca-Real, sfida më e madhe në botë

Karim Benzema në një intervistë për ‘ESPN’, në prag të ‘El Classico’ ka potencuar se kjo përballja mbetet një ndër më të fortat në botë edhe pse ka mungesë të yjeve.

 

“Për mua është e njëjtë. Kjo është ndeshja më e madhe e futbollit”, tha Benzema kur u pyet se çfarë nënkuptonte për të kjo ndeshje. Real dhe Barca, pavarësisht lojtarëve që janë larguar, janë ende dhe atyre që do të vijnë, kjo është histori në vete. Është futbolli. Është ‘El Classsico’ dhe kjo është e gjitha.

 

I pyetur nëse është kohë e mirë për të luajtur ndaj tyre, francezi theksoi se ndaj Barcelonës nuk është kurrë koha e mirë për të luajtur, pasi ata kanë gjithmonë lojtarë të mirë në skuadër.

“Jo. Nuk është kurrë kohë e mirë për të luajtur kundër Barcelonës sepse një skuadër si ajo, ka gjithmonë lojtarë të mëdhenj. Ata mund të vuajnë një kohë, por kthehen. Nuk mund të marrim asgjë të garantuar për këtë ndeshje edhe nëse ata nuk janë në më të mirën e tyre. Ne duhet të fokusohemi dhe të fitojmë.

 

 

I pyetur nëse fakti se Cristiano dhe Messi nuk do të jenë për herë të parë në një kohë, do të ndryshojë diçka, francezi është shprehur se ndryshon vetëm fakti se nuk janë si dy emra të tillë, pasi që në këto ndeshje ka pasur gjithmonë emra të mëdhenjë.

 

“Ndryshon nga fakti vetëm se janë dy emra. Por para tyre kishte lojtarë si Zidane, Ronaldinho, ishte Fenomeni, Etoo, pavarësisht lojtarëve Real – Barca mbetet gjithmonë e tillë si derbi”, ka përfunduar francezi.

 

Ndërkohë sipas mediumit francez “RMC Sport”, vendimi për skandalin e videos seksuale që ndodhi mes Karim Benzema dhe Matieu Valbuena-s, mund të jipet gjatë ditës së premte. Valbuena e akuzoi Benzeman se e ka shantazhuar duke i kërkuar para që të mos i publikojë një video seksuale, rast që ndodhi në vitin 2015. Benzema gjithmonë i mohoi të gjitha akuzat, derisa nuk u paraqit fare në gjykatë.

Sipas mediave franceze, kjo çështje mund të zgjidhet para ceremonisë së ndarjes së çmimit të “Topit të Artë” për vitin 2021. Mediumet raportojnë se janë disa opsione. Njëra prej tyre është që Karim Benzema të shpallet i pafajshëm, të paguajë një gjobë ose të shkojë në burg, ndërsa ekziston mundësia që të ndodhin edhe këto të dyja se bashku. Kujtomë se në bazë të ligjeve të Francës, dënimi maksimal i mundshëm është gjoba në vlerë prej 90 mijë eurosh dhe pesë vite burg.

LEXO EDHE:

Back to top button