Berisha dhe Salzburgu arrijnë në finale të Kupës

Mërgim Berisha me Salburgun është gjithnjë e më në formë. Sulmuesi kosovar me Salzburgun arriti që të kalojë në finale të Kupës së Austrisë, pasi që në gjysmëfinale mundi Shturmin, me rezultat bindës 4-0.

Salzburgu pas golit të parë nga Mvepu, në vazhdim me sulmuesin e njëjtë rriti epërsinë në 2-0, para se Mergim Berisha të konfirmjë fitoren bindëse në minutën e 72-të. Ndërkohë fitoren e lartë e vulosi Aarenson në minutën e 78-të.

Në finale e madhe të Kupës së Austrisë, skuadra e Salzburgut dhe Mërgim Berisha do të sfidojnë skuadrën e LASK-ut.

LEXO EDHE:

Back to top button