Berlusconi: Do të dërgoj një autobus plot me pros****ta në dhomën e zhveshjes nëse mposhtim Juventusin ose Milanin

Pronari i ligës së parë italiane Monza, Silvio Berlusconi, në darkën e Krishtlindjeve të klubit, u bëri një premtim mjaft të diskutueshëm lojtarëve se nëse fitojnë tre pikë kundër Juventusit, Milanit apo një klubi tjetër të madh, ai do t’u dërgojë një autobus plot me prostituta.

Monza e tij e takoi pushimin për shkak të kampionatit botëror në Katar në pozitën solide të 14-të me 16 pikë të fituara nga 15 ndeshje të luajtura dhe aktualisht janë 9 pikë larg zonës së rënies.

Megjithatë, edhe pse kanë nevojë për shumë përpjekje, fitore dhe rezultate të mira për të siguruar mbijetesën në ligën e parë, Berlusconi u ka premtuar atyre se nëse janë më të mirë se Juventusi apo Milani, do të marrin një stimul shtesë.

“U dhashë lojtarëve motivim shtesë, nëse festojmë kundër Milanit, Juventusit apo një prej klubeve më të mëdha, do të dërgojmë një autobus plot me prostituta në dhomën e zhveshjes”, tha Berlusconi.

Kjo deklaratë nuk do t’i gëzojë partnerët e futbollistëve, nëse Monza fiton vërtet pikë ndaj një skuadre të madhe.

Monza do të luajë ndeshjen e parë pas pushimit ndaj Fiorentinës më 4 janar 2023 dhe më pas më 7 janar i pret një ndeshje në shtëpi kundër Interit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button