BESA: Gabimet në librin e Gjuhës Shqipe janë skandaloze

BESA: Gabimet në librin e Gjuhës Shqipe janë skandaloze

Përmbajtja e librit të Gjuhës Shqipe për klasën e pestë ka nxitur reagime edhe nga Lëvizja BESA. Gabimet i cilësojnë si skandaloze. Kjo parti akuzon ministrin Jeton Shaqiri nga radhët e BDI-së për politizim të arsimit. Besa kërkon tërheqjen e menjëhershme të librit.

“I bëjmë thirrje Ministrit të Arsimit, zotëri Jeton Shaqirit, që menjëherë të largojë nga përdorimi këtë libër, që fëmijët të mos mësojnë gjëra kaq të shpifura si rasti në fjalë. Si duket Ministri I Arsimit e ka keqkuptuar reformën në arsim, ai si reformë e sheh politizimin e skajshëm të arsimit, duke filluar nga punësimet e deri te tekstet shkollore”, deklaroi Faruk Avdiu, Lëvizja BESA. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button