Besart Ibraimi merr kreun e golashënuesve në Ligën e Parë në Maqedoni

Besart Ibraimi nuk ndalet së shënuari gola në futbollin vendor. Me golin e fundit, ndaj Sileksit në Tetovë, sulmuesi kuqezi kalon në kreun e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit vendor.

Ibraimi në prag të sfidës me Sileksin, mori mirënjohe nga skuadra kuqezi për 150 gola të shënuara në fanellën e skuadrës tetovare, ndërsa me golin e shënuar ndaj Sileksi, tani numëron 10 gola në futbollin vendor, në sezonin aktual. Ibraimi është në vendin e parë, para Ivkoviçit të skuadrës Brera Strumicë më 9 gola, ndërsa një pak ka regjistruar Kehinde në fanellën e Struga Trim Lum. Në vendin e katërt është Atdhe Mazari me 8 gola, por që do të mbetet në këtë shifër pasi kaloi nga Rabotniçki në radhët e Varazhdinit në Kroaci.

Pas tij rreshtohen: Regba i Rabotniçkit me 7 gola, aq sa ka edhe Gjorgjievski i Sileksit. Me 6 gola të shënuara janë 6 lojtarë: Ademi e F. Ramadani (Shkëndija), Aliç e Dodev (Sileks), Jahja (Voska Sport) dhe Simonovski (Gostivari).

LEXO EDHE:

Back to top button