Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Epifanisë

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Epifanisë

Gazetar: Miki Trajkovski

28-vjeçari Martin Goxhoski nga Varoshi, i cili prej 15 vitesh kërcen për kapjen e kryqit, sot e kapi për herë të dytë kryqin në ujërat e liqenit të Ohrit, të cilin për herë të parë këtë vit e hodhi kreu i Kishës Ortodokse, Stefani. Rreth 500 notarë hynë sot në Liqenin e Ohrit në përpjekje për ta kapur kryqin.

“Kjo është hera ime e dytë që e kap kryqin dhe tani në vitin 2025 pata fatin ta kap përsëri. Është nder i madh për mua, familjen dhe ekipin tim”, tha Martin Goxhoski- kapës i kryqit.
Disa mijëra qytetarë nga vendi dhe jashtë vendit e ndoqën këtë ngjarje.

“Në Ohër është ngjarja qendrore, por këtë vit ishte ngjarja qendrore për të gjitha parametrat dhe ishte më e vizituara, siç i ka hije Jerusalemit ballkanik. I uroj shëndet dhe lumturi kapësit të kryqit dhe shihemi sërish vitin e ardhshëm. Komuna e Ohrit kapësit të kryqit i dhuroi një ikonë dhe filigran”, u shpreh Kiril Pecakov– kryetar i komunës së Ohrit.

Ekipet e Kryqit të Kuq kanë pasur disa ndërhyrje për ngrirje. Në Ohër ishte edhe një pjesë e kreut të shtetit të udhëhequr nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Në Shkup, Teodor Joveski ishte i pari që notoi drejt kryqit në lumin Vardar./Alsat.mk

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button