Betohet Qeveria Rama III

15 minuta ka zgjatur betimi në presidencë i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe ekipit të tij për mandatin e tretë. Ata dolën nga godina e kreut të shtetit dhe ndryshe nga sa e do tradita, nuk u përcollën nga Meta deri në dalje të saj. Rama dhe ministrat ecën në këmbë nga presidenca drejt kryeministrisë ndërsa dy herë u ndalën në semafor.

Ndryshe nga viti 2017, kur fotoja e parë e ekipit të qeverisë u shkrep jashtë dyerve të presidencës, “Rama 3” e bëri “resmen” e parë në shkallët e kryeministrisë duke u futur më pas në godinë.

Foto e shkrepur në vitin 2017 – Kryeministri Edi Rama, kabineti “Rama 2” dhe presidenti Ilir Meta

Pas fotove,”Rama 3” nuk ka humbur kohë duke nisur menjëherë mbledhjen e parë të qeverisë për këtë mandat.

LEXO EDHE:

Back to top button